Bota

Fitorja e Distria Krasniqit/ Prishtina fillon festën, Musa Selimi: Kosova jonë e dashur ka yje

24 Korrik 2021, 20:15 Nga DOSJA
Fitorja e Distria Krasniqit/ Prishtina fillon festën, Musa Selimi: Kosova

KOSOVË- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Në festën e organizuar u vendosën spote nga gara e Distria Krasniqit, ndërsa u hodhën fishekëzjarre.

Musa Selimi anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës tha se dhe sportistët e tjerë po shndrisin, duke pritur medalje edhe nga ata.

“Pas Majlindës po shndrisin edhe yjet tjerë. Po shndrit një yll i cili sot i dha botës një kampione të vërtetë. Presim podium edhe Majlindën, Norën, Lorianën, Akilin, Egzon Shalën, Musa Hajdarin, Donjeta Sadikun dhe shpresojmë të kthehemi me numër më të madh të medaljeve pas disa ditëve. Vlerat olimpike po shndërrisin në Kosovë, rinia jonë e shkëlqyeshme po demonstron që shteti jonë, Kosova jonë e dashur ka yje, ka njerëz me zemër të madhe që po na përfaqësojnë denjësisht. Urime Prishtinë, urime Kosovë. Faleminderit për këtë pjesëmarrje masovike. Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”,-tha ai.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora distria krasniqi komiteti olimpik i kosovës lojërat olimpike tokio 2020 musa selimi distria krasniqi komiteti olimpik i kosovës lojërat olimpike tokio 2020 musa selimi

Sondazh

Poll