Sport

VIDEO / Nuk ndalet sulmuesi kuqezi Rey Manaj, përsëri shënon për Barçën

24 Korrik 2021, 18:41 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ndalet sulmuesi kuqezi Rey Manaj, përsëri shënon

SPANJE – Sulmuesi i kombëtares, Rey Manaj, që luan me Barcelonën, po dëshmon një super-formë sportive. Pasi kishte shënuar një tris golash ndaj Gimnasticas, pak ditë më parë, sulmuesi kuqezi sërish shënon për ngjyrat “blaugrana”.

Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Gironas, në stadiumin “Johan Cruyff”, trajneri Ronald Koeman e aktivizoi si titullar Rey Manajn. Katalanasit shënuan goli i pare në minutën e 21-të me anë të Gerard Pique me penallti.

Tri minuta në vonë, në të 24-t, Rey Manaj shënon dhe e çon rezultatin në 2-0 për Barcelonën. Në minutën e 43-të të ndeshjes, trajneri Koeman e zëvendësoi sulmuesin shqiptar me holandezin e sapo blerë, Memphis Depay. Ndeshja përfundoi 3-1.

The FOURTH goal of the preseason for Rey Manaj in 69 minutes played! (Avg. One goal every 17m 15s) ? pic.twitter.com/TKivBaqgIN

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonën gironas katalanasit memphis depay në stadiumin “johan cruyff” rey manaj sulmuesi i kombetares trajneri ronald koeman barcelonën gironas katalanasit memphis depay në stadiumin “johan cruyff” rey manaj sulmuesi i kombetares trajneri ronald koeman

Sondazh

Poll