Sport

Armeni Mkhitaryan: “Me Mourinhon mund të fitojmë diçka”

24 Korrik 2021, 15:05 Nga DOSJA

ITALI – “Mourinho ka shumë ambicie, ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Për të nuk ka rëndësi nëse luani mirë ose keq, për të vetëm tri pikët kanë rëndësi”,- është shprehur  armeni Henrikh Mkhitaran për “Sky Sport”, duke folur për filozofinë e trajnerit me të cilin te United, ai nuk kishte një marrëdhënie idilike.

Pastaj një pasazh për qëndrimin e tij në kryeqytet: “Unë qëndrova sepse besoja në projektin e këtij klubi, më pëlqeu që nga dita e parë. Mendoj se mund të fitoj diçka me verdhekuqtë. Unë kam pasur oferta nga Italia dhe jashtë saj, por kam zgjedhur të qëndroj dhe jam i lumtur”.

Më në fund një shaka për kandidatët për titull: “Do të jetë po aq e vështirë sa vitin e kaluar. Do të jetë interesante, të gjitha ekipet do të jenë gati. Nuk mund të them, pasi nuk i kam parë të tjerët të luajnë. Ne duhet të përqendrohuni dhe flasim për veten, është e rëndësishme të dimë se çfarë duam. Ne jemi 2-3 vjet pa Champions League, duhet të punojmë më shumë dhe të besojmë se mund të arrijmë atje”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league henrikh mkhitaran mourinho pasur oferta nga italia dhe jashtë saj sky sport champions league henrikh mkhitaran mourinho pasur oferta nga italia dhe jashtë saj sky sport

Sondazh

Poll