Sport

“Tokyo 2020”: Mbyllet dita e parë e Olimpiadës. Kina e para me 3 medalje ari, befason SHBA, pa medalje që nga Mynih ’72

24 Korrik 2021, 17:02 Nga DOSJA

JAPONI – Tokio tani është përfshirë në një natë të artë. Janë shpërndarë medaljet për 11 gara në disiplina të ndryshme sportive.

Kina menjëherë ka marrë epërsinë në podiumet me 3 ari dhe një bronz, e ndjekur nga Italia dhe Japonia, me nga një ari dhe një argjendi.

Koreja e Jugut me një medalje ari dhe 2 bronzi, Ekuadori, Irani, Kosova, Tajlanda dhe Hungari, që kanë fituar nga medalje ari, renditen njeri pas tjetrit.

Ndërkohë, bën përshtypje paraqitja e sportistëve të SHBA, të cilët e mbyllën ditën e parë pa medalje, gjë që nuk kishte ndodhur më parë që nga Olimpiada e Mynihut më 1972.

Ndërkohë mësohet se 17 persona të tjerë, të lidhur me Lojërat Olimpike të Tokios, duke përfshirë edhe një atlet, kanë dalë pozitivë me Covid-19.

Organizatorët e bënë të ditur se midis 17 rasteve të reja, ka 14 punëtorë dhe 2 gjyqtarë, njëri prej të cilëve po qëndronte në ‘Fshatin Olimpik’.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘fshatin olimpik’ 11 medaljet e para të arta italia dhe japonia kina koreja e jugut medaljet për 11 gara nga 339 që janë planifikuar olimpiada e mynihut më 1972. se 17 persona të tjerë shba ‘fshatin olimpik’ 11 medaljet e para të arta italia dhe japonia kina koreja e jugut medaljet për 11 gara nga 339 që janë planifikuar olimpiada e mynihut më 1972. se 17 persona të tjerë shba

Sondazh

Poll