Sport

Chiellini, heroi i Italisë në Europian, vazhdon të jetë i papunë

24 Korrik 2021, 16:13 Nga DOSJA
Chiellini, heroi i Italisë në Europian, vazhdon të jetë i

ITALI – Giorgio Chiellini ishte heroi i Italisë këtë verë në kampionatin europian, pasi ishte pikërisht ai që udhëhoqi edhe në rolin e kapitenit djemtë e Mancinit.

Dy javë nga trofeu i fituar dhe nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Chiellinin e duan dhe e admirojnë po njësoj dhe njëkohësisht nuk ka ndryshuar asgjë edhe në statusin e tij të të papunit.

Kontrata që kishte i skadoi më 30 qershor dhe deri më tani nuk ka firmosur ende. Ai luan me Juventusin që nga viti 2005 dhe asnjëherë nuk i kish ndodhur dicka e tillë.

Ai mbush 37 në gusht të këtij viti dhe për momentin ndodhet me pushime, por të gjithë e kanë një pyetje përse nuk ka rinovuar, kur nuk është problem?!

Chiellini deri më sot sipas mediave italiane, asnjëherë nuk është telefonuar nga drejtuesit e Juventusit për të diskutuar rinovimin, nuk është telefonuar as menaxheri i tij Davide Lippi. Asnjë telefonatë qoftë edhe për t’i thënë: “Kur të kthehesh do të flasim”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll