Sport

Super-menaxheri Raiola, i urryeri i klubeve, i dashuri lojtarëve

24 Korrik 2021, 15:24 Nga DOSJA
Super-menaxheri Raiola, i urryeri i klubeve, i dashuri lojtarëve

ITALI – Mino Rajola është një nga menaxherët jo vetëm më të njohur, por edhe më të mirëpaguarit Super-agjenti ka bërë një emër me mënyrën e tij të punës ndaj klientëve të tij, shpesh duke i adresuar edhe klubet në mënyra të gabuara gjatë procesit.

Sir Alex Ferguson etiketoi në mënyrë famëkeqe Raiola një “çantë m**” dhe një “agjent të keq”, pasi taktikat e tij për largimin e Paul Pogba nga Manchester United e acaruan së tepërmi trajnerin e “Djajve” në atë kohë.

Kohët e fundit ai i prishi marrëdhënie edhe me trajnerin aktual të United, Ole Gunnar Solskjaer, kur ai shpalli si histori të mbyllur qëndrimin e Pogba në “Old Trafford”, një lajm që doli vetëm disa orë para një përplasjeje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Në fillim të këtij viti, ai shkoi në një turne në Europë, duke shpresuar të bënte një marrëveshje për klientin e tij më të madh të momentit, Erling Haaland.

Pavarësisht se Dortmundi i deklaroi se nuk kishte ndërmend ta linte yllin e skuadrës të largohej këtë verë, ai shkoi të fliste me Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Megjithatë lëvizjet e tij të dyshimta dhe jo korrekte, nuk përfundojnë këtu. Pas një historie të gjatë markatoje të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ai bëri të mundur që portieri i ‘axurrëve’ të largohej këtë verë drejt PSG-s si lojtar i lirë.

Gjithsesi, ai ndoshta nuk ka një reputacion të mire sa i përket marrëveshjeve me klubet, por lojtarët, si klientë të tij, kanë një besim të verbër tek ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll