Sport

“Tokyo 2020”: Sa të ardhura përfitojnë sportistët, që meritojnë medalje Olimpike? Italia, për shkak të pandemisë, r

24 Korrik 2021, 14:15 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Sa të ardhura përfitojnë

ITALI – Sa vlejnë medaljet olimpike? Eshtë një pyetje që bëhet shpesh dhe vlerësimet janë nga më të ndryshmet. Italia fjala vjen, që para nisjes për në Japoni, i ka për të rritur çmimet për atletët që hipin në podiumin e lakmuar.

Në “Tokyo 2020”, një medalje ari do të shpërblehet edhe me vlerën prej 180 mijë euro bruto, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë. Këto çmime, krahasuar me “Rio 2016”, janë 20% më të larta.

Giovanni Malagò, presidenti i Coni, e ka shpjeguar vendimin: “Eshtë një mënyrë për të ndihmuar sportistët, që e gjetën veten pa të ardhura, për shkak të pamundësisë për të garuar”.

Të gjitha medaljet, pra, përfituan nga një rritje në vlerë, por, nëse medalja e arit tradicionalisht rritej çdo katër vjet, dy të tjerat kishin mbetur të pandryshuara në tre edicionet e fundit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giovanni malagò italia janë 20% më të larta. krahasuar me “rio 2016” me vlerën prej 180 mijë euro presidenti i coni giovanni malagò italia janë 20% më të larta. krahasuar me “rio 2016” me vlerën prej 180 mijë euro presidenti i coni

Sondazh

Poll