“Po më vjedhin paratë”, sinjalin e dha një biznesmen, si ranë në ‘rrjetë’ mashtruesit e 4 mln eurove, GABIMI i nig
24 Korrik 2021, 14:49Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga dosja e grupit të vënë në pranga për mashtrimin kibernetik prej katër million eurosh. Mësohet se fillimisht e ka dhënë sinjalin një biznesmen, përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një biznes me seli në Durrës që kishte hapur një llogari bankare në emër të një person inga Nigeria, Emmanuel Emereibenu 39 vjeç i cili njihej edhe me emrin Donald Fonkem. Në momentin e çeljes së llogarive, 39-vjeçari nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit dhe ata e kanë mbajtur nën vëzhgim.
Kështu, më datë 18 shkurt Donald Fonkem u pa teksa dilte nga banesa, nga një ambient me qira në fund të rrugës “Maji” dhe rrugës ka hedhur në kosh disa letra dhe karta ‘sim’ të kompanive të ndryshme celulare. Këto karta janë marrë nga njësia e vëzhgimit ku janë gjetur disa pasworde të ndryshme dhe fatura e pagesa.
Marie Estelle Goufan, bashkë me Donald Anu, Fatbardh Danja, dhe Xhentil Kupe u lanë në burg. Të katërt së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Ka vijuar që prej ditës së djeshme zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Zjarri u riaktivizua mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi u shua nga ...
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër e personat e arestuar për mashtrimin katër milionë eurosh rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë q...
LEZHË– Në këto ditë të nxehta korriku, shumë pushues nga vendi dhe Kosova, por jo vetëm, i drejtohen detit të Shëngjinit, duke lënë larg zhurmën e qytetëve...
TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër personat e prangosur për mashtrimin 4 mln eurosh rezulton të ketë të regjistruar një biznes gurësh të çmuar, përp...
VLORË– Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike me muzikë të lartë. Sipas njoftimit të...