Aktualitet

Sot ka biznes gurësh të çmuar, Xhentil Kupe u arrestua për vjedhjen e Kishës së Voskopojës në vitin 2010

24 Korrik 2021, 14:30 Nga DOSJA
Sot ka biznes gurësh të çmuar, Xhentil Kupe u arrestua për

TIRANË– Xhentil Kupe një nga katër e personat e arestuar për mashtrimin katër milionë eurosh rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që sot,  54-vjeçari Kupe, banues në Tiranë ka disa biznese në emrin e tij, një prej tyre dhe për blerjen e shitjen e gurëve të çmuar, në vitin 2010 ka qenë i arrestuar dhe i akuzuar për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin marrë disa mbajtëse llampadarësh dhe një pjesë e ikonostatit.

Sot Kupe bashkë me tre persona të tjerë, Marie Estelle Goufan, Donald Anu dhe Fatbardh Danja është lënë në burg. Të katërt, së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.

Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe

Sondazh

Poll