Sport

Tifozët e PSG mesazh për Pogba: “Dëgjo nënën tënde, nuk të duam këtu”

24 Korrik 2021, 10:02 Nga DOSJA

FRANCE – PSG nuk dëshiron të ndalet. Pas ardhjeve të Wijnaldum, Sergio Ramos, Donnarumma dhe Hakimi, klubi parizien ka shënjestruar Paul Pogba si objektivin e ardhshëm të fushatës faraonike të transferimit të kësaj vere. Francezi nuk ka luajtur asnjëherë në Ligue 1, ka edhe një vit kontratë që e lidh me Manchester United.

Pas fjalëve të fundit në lidhje me transferimin e mundshëm të tij, disa tifozë të PSG kanë dalë kundër ardhjes së mesfushorit francez. Në orët e fundit, disa parulla janë shfaqur në vende të dukshme, me mesazhe të forta dhe të qarta, dërguar drejtuesëve të PSG-s dhe vetë Pogba: “Pogba, ti duhet të dëgjosh nënën tënde, ajo nuk të dëshiron këtu. As ne!”

Kjo parullë u shfaq në stadiumin “Parc des Princes” dhe në “Camp des Loges”, qendra sportive e PSG. Asnjë grup tifozësh nuk ka pretenduar autorësinë e këtij veprimi për momentin, por duket qartë pozicioni kundër Paul Pogba.

Referenca për nënën e Pogba duket se lidhet me preferencat në futboll të familjes së mesfushorit 28-vjeçar, i cili ka qenë gjithmonë tifoz i Marseille. Vetë Paul kishte deklaruar hapur disa vite më parë se mbështeste OM që fëmijë: “Babai im ishte një tifoz i Marseille, edhe unë gjithashtu. I shikoj të gjitha ndeshjet, ka qenë gjithmonë një ekip që unë e kam ndjekur”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll