Sport

“L’Equipe” zbulon të vërtetën, Donnarumma do të fitojë më pak sesa i ofroi Milani!

24 Korrik 2021, 09:36 Nga DOSJA
“L’Equipe” zbulon të vërtetën, Donnarumma do

FRANCE – Ndoshta, në tërësi, paratë nuk ishin arsyeja kryesore që e largoi Gianluigi Donnarumma nga Milani. Siç zbulon “L’Equipe”, në fakt, portieri i ekipit kombëtar italian, do të fitojë nga PSG shifrën e 7 milionë eurove neto si pagë fikse, më pak se 8 që klubi ‘kuqezi’ i kishte propozuar atij për të rinovuar. Falë shpërblimeve personale dhe ekipore, paga e Gigios mund të rritet lehtësisht, por pa arritur te 12 milionët për të cilat ishte folur javët e fundit.

E sigurt është se, të paktën fillimisht, Donnarumma do të fitojë më pak se Keylor Navas, i cili ishte portieri i parizienëve në sezonet e fundit dhe i cili, vetëm disa muaj më pare, rinovoi kontratën deri në 2024 për 12 milionë bruto (rreth 8.2 neto falë regjimit tatimor nga i cili italiani nuk mund të përfitojë aktualisht).

Por para së gjithash, synimi i parë i Gigios duhet të jetë ngjitja në hierarki dhe të spostojë kostarikanin nga katërkëndori i PSG-së. Nëse skuadra do të imponohej në Ligue 1 dhe do të avanconte në Champions League, atëherë edhe e tij llogaria bankare do të rritet.

“L’Equipe” shpjegon, se në shtëpinë e Paris Saint Germain ekziston edhe një bonus “etik” që aktivizohet më lehtë, i lidhur me një seri rregullash sjelljeje, që klubi u imponon anëtarëve të saj dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me mediat dhe tifozët, qëndrimet jashtë fushës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gianluigi donnarumma l'equipe paris saint germain shifrën e 7 milionë eurove neto si pagë fikse gianluigi donnarumma l'equipe paris saint germain shifrën e 7 milionë eurove neto si pagë fikse

Sondazh

Poll