Sport

“Tokyo 2020”: Bie miti Uchimura, rrëzohet nga paralelet. Japonia në “zi”!

24 Korrik 2021, 10:05 Nga DOSJA
“Tokyo 2020”: Bie miti Uchimura, rrëzohet nga paralelet.

JAPONI – Ai ra gjatë ushtrimeve në paralele, duke humbur një kapje, siç bëri të mërkurën në stërvitje. Drama e tij sportive tani është ajo edhe të gjithë Japonisë. Kohei Uchimura, kampion olimpik , dështoi për të koleksionuar suksese të rinj. ‘Mbreti’ Kohei, në moshën 32 vjeç, mund të jetë drejt perëndimit…

Ai përfundoi rutinën e garës, mori disa duartrokitje të dashura (edhe Qendra Ariake natyrshëm nuk ka një audiencë), u dha lamtumirën gjyqtarëve dhe me trishtim u largua nga skena. Mori kualifikimin duke kaluar një derë dytësore, në ekstremis dhe vetëm pas një play-off, i lodhur dhe i mavijosur, i dëmtuar në shpinë dhe në pamundësi për të gjetur stilin që e kishte bërë unik, ai ngriti flamurin e bardhë.

Në javët përpara Lojërave, Kohei Uchimura kishte lënë të kuptohet se kjo mund të ishte gara e fundit e tij. Ishte një këngë mjellme. E kaluara nuk është fshirë, karriera mbetet e lavdishme. Por një ‘mbretëri’ në Tokio është shembur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjatë ushtrimeve në paralele kampion olimpik kohei uchimura në londër 2012 dhe rio 2016 gjatë ushtrimeve në paralele kampion olimpik kohei uchimura në londër 2012 dhe rio 2016

Sondazh

Poll