Rikthehet i nxehti afrikan, meterologia zbulon sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme: Moshat e thyera të shmangin d
24 Korrik 2021, 09:29Nga DOSJA
TIRANË- Meterologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për Fax News, ka zbuluar se javën e ardhshme, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave, si pasojë e një vale të nxehti që vjen nga veriu i Afrikës.
Bani tha se temperaturat duke nisur nga e hëna, dhe deri në fund të muajit Korrik, pritet që të shkojnë deri në 41 gradë, ndërsa rekomandoi që moshat e thyera të shmangin daljet në oraret e pikut të vapës.
“Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës së sotme, e diela na sjell kthjellime në zonën më të madhe të vendeve, me përjashtim të alpeve, ku nuk përjashtohen as shirat dhe rrebeshet afatshkurtra. Temperaturat do të luhaten në zonat e ulëta dhe bregdetare nga 35-38 gradë, ndërkohë që në zonat malore temperaturat do të jenë deri në 33 gradë celsius. Java që vjen na sjell masa ajrore të nxehta, më e ndjeshme rritja e temperaturave do të jetë të hënën, me temperatura mbi 41 gradë celsius, presim kryesisht që moti të jetë i kthjellët në të gjithë javën e fundit të muajit Korrik. Moshat e thyera është mirë që të shmangin daljet e panevojshme pas orës 10:00 të paradites, deri në orën 17:00 të pasdites, ndërsa rekomandohet që të jenë të hidratuar, dhe të mbajnë gjithnjë ujë me vete”, tha Bani në Fax News.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJË– Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier…prej një keci! Kafsha u fut në autostradë, duke i prerë rrugën një mjeti tip “Ford”, duke bërë...
ITALI– 26-vjeçari shqiptar i cili u godit me thikë dje në Romë të Italisë fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën mbrëmë.Sip...
FIER– Vijon prej më shumë se 24 orësh zjarri në pyllin me pisha të fshatit Gjorgos në Fier. Zjarrfikësit kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak terrenit d...
DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Hamallaj, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje. Policia njofton se viktimë ka mbetur pasagjerja e një pre...
KRUJË– Katër persona janë arrestuar në Krujë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në fshatin Nikël të Krujës. Në pranga kanë përfunduar Kujtim Sala, F...
TIRANË- Një ditë pas shoqërimit, policia ka arrestuar djalin e ish-deputetit të vrarë, Azem Hajdari, që mban emrin e tij, së bashku me shokun e tij, Erdi G...
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit gjatë operacionit të koduar “CRAFTER 2”. Të prangosurit, të idendifikuar nga Poli...
TIRANË- Një sherr në një lokal është bërë arsyeja e arrestimit i një të riu dhe procedimi i dy personave të tjerë. Policia e Shtetit njofton se është arres...