Aktualitet

Sherr në një lokal në Tiranë, 28-vjeçari dhe shoku kërcënojnë një person (NJOFTIMI)

24 Korrik 2021, 07:12 Nga DOSJA
Sherr në një lokal në Tiranë, 28-vjeçari dhe shoku

TIRANË- Një sherr në një lokal është bërë arsyeja e arrestimit i një të riu dhe procedimi i dy personave të tjerë. Policia e Shtetit njofton se është arrestuar Z.M., 28 vjeç pasi dyshohet se ka kanosur biznesmenin A.Th. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë, M.S., 33 vjeç dhe A.D., pronari i lokalit ku ka ndodhur sherri. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç  si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll