Aktualitet

Sherri për pazaret e drogës/ 26-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton sulmit me thikë, u vra nga dy bashkëatdhetarët e tij (EMRI

24 Korrik 2021, 09:19 Nga DOSJA
Sherri për pazaret e drogës/ 26-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton

ITALI– 26-vjeçari shqiptar i cili u godit me thikë dje në Romë të Italisë fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën mbrëmë.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari është identifikuar si Atjon Lopci, dhe vdiq në spitalin San Camillo pavarësisht se ishte operuar urgjentisht.

Ai u sulmua dhe u godit me thikë pas një mosmarrëveshjeje që lindi për arsye të tregtisë së drogës dje pasdite rreth orës 13.30.

Sulmuesit e tij, të cilët tani janë akuzuar për vrasje me dashje janë ende në kërkim. Policia i identifikoi ata falë disa dëshmive. Ata janë dy bashkatdhetarë të viktimës, përkatësisht 19 dhe 21 vjeç, të dy pa precedentë kriminal. Kërkimet janë shtrirë edhe jashtë kryeqytetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atjon lopci vritet shqiptari ne itali atjon lopci vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll