Iu gjet dje kanabis në makinë, arrestohet Azem Hajdari Junior bashkë me shokun e tij
24 Korrik 2021, 07:54Nga DOSJA
TIRANË- Një ditë pas shoqërimit, policia ka arrestuar djalin e ish-deputetit të vrarë, Azem Hajdari, që mban emrin e tij, së bashku me shokun e tij, Erdi Gjumsi. Në njoftimin për mediat, PSH bën me dije se ata janë arrestuar pasi janë kapur me një sasi të vogël lënde narkotike në një automjet tip Audi që po lëviznin në Elbasan. Në njoftimin e policisë, dje u njoftua se u shoqërua bashkë me ta edhe një vajzë nga Lushnja, por në komunikatën e sotme, e reja nuk shfaqet më.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit gjatë operacionit të koduar “CRAFTER 2”. Të prangosurit, të idendifikuar nga Poli...
TIRANË- Një sherr në një lokal është bërë arsyeja e arrestimit i një të riu dhe procedimi i dy personave të tjerë. Policia e Shtetit njofton se është arres...
FUSHË KRUJË- Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tapizë. Viktimë nga kjo ngja...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo ka hequr pak vëmendjen nga pandemia e koronavirusit, duke folur për një tjetër virozë që qarkullon dhe që po ngatë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë sqarimin e lajmeve që qarkulluan ditët e fundit pë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, sot paraqitet r...