Aktualitet

I doli para keci! Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina frenon “gozhdë”, për pak shkakton tragjedi! Shpëton mre

24 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA
I doli para keci! Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina

LUSHNJË– Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier…prej një keci! Kafsha u fut në autostradë, duke i prerë rrugën një mjeti tip “Ford”, duke bërë që të frenonte dhe të ndërronte korsi, duke përplasur një tjetër makinë.

Si pasojë, makina “Toyota Corola”, me të cilën po udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ka dalë nga rruga. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar, edhe pse makina e tyre është shkatërruar plotësisht.

Në momentin kur Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka deklaruar se i kishte dalë përpara një kec dhe për të ruajtur kafshën kishte bërë manovrën, duke rrezikuar një tragjedi. 

Pasi kanë marrë deklarimet e drejtuesëve të mjeteve, Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa për shkak të tij është krijuar trafik në autostradë, deri në 2 km radhë e makinave.

(k.m/dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje aksident në lushnje

Sondazh

Poll