Goditet një rast korrupsioni në Portin e Durrësit, i dha 50 euro policit, arrestohet 41-vjeçari nga Mirdita
24 Korrik 2021, 07:04Nga DOSJA
DURRËS– Një 41-vjeçar nga Mirdita është arrestuar në Portin e Durrësit pasi sipas policisë ka tentuar të korruptojë një efektiv policie. N.G., 41 vjeç është paraqitur të daljes të pikës kufitare në Durrës ku ka kërkuar të kalonte drejt Italisë. Por, ai nuk plotësonte kriteret e nevojshme dhe në këmbim ka tentuar të korruptojë policin me 50 euro.
NJOFTIMI I PLOTË:
Port, Durrës Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Port Durrës, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit.
Shtetasi N. G. është paraqitur në dalje të PKK, Port Durrës dhe ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të COVID-19.
Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të veprime, specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FUSHË KRUJË- Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tapizë. Viktimë nga kjo ngja...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo ka hequr pak vëmendjen nga pandemia e koronavirusit, duke folur për një tjetër virozë që qarkullon dhe që po ngatë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë sqarimin e lajmeve që qarkulluan ditët e fundit pë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, sot paraqitet r...
ITALI- Një shtetas shqiptar 27 vjeç, i njohur për policinë u plagos me thikë nga dy shtetas të panjohur pranë një restoranti japonez në Romë. Mediat e hu...
TIRANË– Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen të pambrojtur ng...
TIRANË– Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisio...