Bota

Përmbytje të frikshme në Turqi! Uji merr me vete gjithçka gjen përpara

23 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
Përmbytje të frikshme në Turqi! Uji merr me vete gjithçka

TURQI– Moti i keq ka pushtuar Turqinë ditët e fundit duke shkaktuar përmbytjen e disa rajoneve ku janë evakuuar më shumë se 200 njerëz dhe fatmirësisht deri më tani nuk bëhet fjalë për viktima vetëm për disa të zhdukur.

The Guardian ka publikuar pamjet e disa vendeve në Turqi ku rrugët janë të blokuara nga rrëshqitja e dherave dhe ujit që ka ‘pushtuar’ vendin. Përveç Rizunda, moti i keq goditi edhe qytetin e Artvin, Ardaon Bizantin, afër kufirit me Gjeorgjinë. Rrugët në të dy qytetet u mbyllën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Më shumë 110 fshatra dhe vendbanime të vogla përreth Rizuda dhe Artvin u dëmtuan.

Disa persona janë zhdukur në Artvin, infrastruktura publike dhe prona private u dëmtuan rëndë dhe dhjetëra automjete u fundosën në baltë. Probleme të shumta ka patur edhe me energjinë elektrike. Erdogan premtoi se qeveria do të mbështesë menjëherë viktimat me 18 milion lira turke dhe se brenda një viti do të ndërtohen më shumë se 550 shtëpi për të rivendosur ata që humbën pronën e tyre në përmbytjet katastrofike.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne turqi turqi permbytje ne turqi turqi

Sondazh

Poll