Politike

U betua javën e kaluar, deputeti ri që u ofendua nga Berisha: Jeta ime është në rrezik, më mbroni

30 Maj 2019, 18:42 Nga DOSJA
U betua javën e kaluar, deputeti ri që u ofendua nga Berisha: Jeta ime

TIRANË- Deputeti nga komuniteti rom, Elvis Meço i dalë nga lista e PD-së, i cili u betua në Kuvend javën e kaluar, pasi mori mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor, gjatë seancës së sotme plenare denoncoi se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen.

Meço gjatë fjalës së tij, i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, ambasadës së SHBA-së dhe të tjerave që ndodhen në Tiranë, që t’i mbrojnë jetën atij dhe familjes pas kërcënimeve që janë bërë pas marrjes së madatit.

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Edi Rama ka blerë me 50 mijë euro deputetin e ri në parlament Elvis Meçon.

“Zoti Ruçi iu vendos në dijeni dhe i bëj thirrje ambasadës amerikane dhe të gjitha të tjerave se pas pranimit të deputetit që lobon për komunitetin egjiptian dhe rom, jeta ime është në rrezik. Përveç një vërshimi me doza raciale, jeta ime dhe familjes është kërcënuar me jetë. Patologjia raciale dhe zemërimi po më diskriminon dhe shantazhon deri në marrjen e jetës. Ju lutem merrni nënkontroll ruajtjen e mos cenimit të integritetit tim.

Të dashur qytetar reflektoni, Ervis Meço nuk ka hyrë në këtë parlament për të fyer Lulzim Bashën dhe për të kënaqur Edi Ramën, nuk jam kriminel dhe oligark, por babai i një vaze që lobon për të drejtat e shtresave në nevojë. Ju lutem më mbroni jetën. Së fundmi kam dy cështje të deleguara nga Delvina për kryeministrin Rama, dua të sjell dy shqetësime, qyteti nuk ka një plan për rikthimin e ujit të pijshëm. Kur do të rikthehet uji i pijshëm dhe shqetësimi i dytë është se Devilna po përballet me izolimin, gjykatat janë hequr, spitalet nuk kanë mjekë dhe së fundmi është në vijim një plan për zhvendosjen e zyrave arsimore për në Finiq“, deklaroi deputeti Meço në Kuvend.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elvis meco seanca plenare 30 maj 2019 elvis meco seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll