Politike

Opozita në protestë/ Të dielën shefi i NATO-s vjen në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama

30 Maj 2019, 18:11 Nga DOSJA
Opozita në protestë/ Të dielën shefi i NATO-s vjen në

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Tiranën ditën e dielë, ditë që përkon edhe me protestën e shtatë kombëtare të opozitës.

Mësohet se Stoltenberg do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë, ku edhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të bisedës mes Ramës dhe Stoltenberg do të jetë situata në rajon dhe aktualiteti politik në Shqipëri. Më pas, sekretari i NATO-s udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar takime me zyrtarët e vendit fqinj.

Vendi ynë ndodhet në një krizë politike. Djegia e mandateve nga opozita më 21 shkurt, është shoqëruar me protesta. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kreut të qeverisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jens stoltenberg ne tirane kriza politike edi rama jens stoltenberg ne tirane kriza politike

Sondazh

Poll