Bota

Përmbytjet katastrofike ‘pushtojnë’ Indinë, humbin jetën 36 persona

23 Korrik 2021, 13:29 Nga DOSJA
Përmbytjet katastrofike ‘pushtojnë’ Indinë, humbin

INDIA-Përmbytjet katastrofike të cilat përfshinë fillimisht Europën Perëndimore, më pas Kinën, tashmë duket se kanë përfunduar në Indi, ku 36 persona kanë humbur jetën.

Mediat raportojnë se India Perëndimore është ‘pushtuar’ nga uji dhe tashmë ka filluar evakuimi i popullsisë në zonat që janë më shumë të rrezikuara. Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.

Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën. Marina ka vendosur shtatë ekipe shpëtimi në zonat e prekura.Departamenti i metrologjisë ka lëshuar alarmin e kuq për disa rajone ku parashikohen reshje shumë të mëdha shiu në ditët e ardhshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota indi permbytje ne indi indi permbytje ne indi

Sondazh

Poll