Bota

Bilanci i Covid Kosovë/ Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja në 24-orët e fundit

23 Korrik 2021, 13:10 Nga DOSJA
Bilanci i Covid Kosovë/ Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 2 mijë e 267 mostrave, ndërkohë kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Njoftimi i IKSHPK:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste me coronavirus, nga 2,267 testime të bëra, ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 126. MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove covid ne kosove bilanci i covid kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 11:22

BEOGRAD– Veljko Belivuk, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal, mohoi se ai vrasës pro foli për marrëdhënien e tij të pretenduar me presidentin serb, Ale...