Sport

Çfarë i ndodhi “Vllaznisë” në Qipro? Futbollistët me të vjella dhe serum, Latifi ishte më rëndë, e dërguan

22 Korrik 2021, 21:20 Nga DOSJA

QIPRO – Vllaznia zhvilloi dy ndeshje të enjten në Limasol të Qipros. Nëse ndaj skuadrës AEL të këtij qyteti humbi 1-0 ndeshjen e vajtjes, pas golit Scepoviç (45’+2), për turin e dytë të “UEFA Conference League”, skuadra e Vllaznisë ‘fitoi ndeshjen e dytë’, atë të shëndetit dhe të sakrificës së futbollistëve.

Me ndihmën e stafit mjekësor Zyhdi Çoba dhe Ilirjan Haxhaja, futbollistët arritën të mposhtnin virozën e stinës, siç e quajtën mjekët, që kaploi thuajse të gjithë delegacionin shkodran, duke vënë në rrezik edhe zhvillimin e takimit në orën 19:00 ndaj AEL.

Jonuzit iu bë serum në dhomat e hotelit, Hoxhajt po ashtu, ndërkohë që për Latifin ishte e nevojshme të bënte një serum në spitalin e qytetit dhe të paguheshin 280 euro për këtë shërbim. Kalaja volli para se të nisej ekipin për në stadium, gjë do të bënte edhe Adili para fillimit të ndeshjes dhe Krymi pas saj. Për pamundësi fizike, Ardit Hoxhaj nuk erdhi fare ne stadium por qëndroi në hotel, në pamundësi për të lëvizur.

Pas përfundimit të ndeshjes, të mërzitur edhe nga humbja e ndeshjes, delegacioni shkodran mori me nxitim rrugën drejt Larnakës, nga ku e priste avioni çarter për të udhëtuar sërish drejt Shqipërisë.

Sipas përllogaritjeve, nga pas orës 2 të mëngjesit të së premtes Vllaznia do të jetë në Tiranë. Që aty do të nisin llogaritë për ndeshjen e kthimit kundër AEL të Limasolit në “Loro Boriçi”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ardit hoxhaj jonuzit latifin skuadra e vllaznisë ‘fitoi ndeshjen e dytë’ vllaznia ardit hoxhaj jonuzit latifin skuadra e vllaznisë ‘fitoi ndeshjen e dytë’ vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2021, 21:20

ELBASAN-Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Un...