Gjetjet e SHÇBA/ Policia me mangësi burimesh njerëzore, logjistike e mjete difektoze për ruajtjen e kufirit
“Të gjithë jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është e një niveli shumë më të lartë tashmë dhe padiskutim kjo e ka bërë Shqipërinë që të jetë ndër vendet me siguri më të lartë për sa i takon ruajtjes së kufijve dhe vend që ofron një shërbim ndaj qytetarëve në cilësinë më të lartë të standardeve, qofshin këto edhe në nivelet ndërkombëtare”.
Këto ishin fjalët e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë inspektimit të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në prani të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe Ambasadores greke, Sophia Philippidou.
Por, një raporti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, një strukturë në varësi të Ministrisë së Brendshme e ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes së strukturave të Policisë nuk nxjerr në pah problematika të qënësishme në mbrojtjen e kufirit, si atij detar, ashtu edhe atij tokësor.
“Nga inspektimet janë hasur problematika në lidhje me monitorimin dhe kontrollin e vijës kufitare (blu/gjelbër), duke nisur nga mungesa e burimeve njerëzore, infrastrukturë logjistike, radarëve lokalë e deri tek mjetet difektoze në dispozicion”, thuhet në raportin e SHÇBA.
SHÇBA thotë se përgjatë 2020-s ka ndërmarrë 8 inspektime te strukturat e Kufirit dhe Migracionit, ku ka dhënë 13 rekomandime se si mund të përmirësohet puna dhe 22 rekomandime për fillimin e hetimeve disiplinore ndaj efektivëve të kësaj strukture.
Kaq është pjesa e raportit në lidhje me strukturat e emigracionit dhe ruajtjes së kufirit, pa dhënë më tepër detaje në këtë pjesë. Ndërkohë, sa i takon bilancit të përgjithshëm, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat thotë se ka referuar materiale proceduriale në Prokurori për dy raste, nga 9 të tilla që dorëzoi në vitin 2019. Ka pasur një rritje të numrit të rekomandimeve në krahasim me vitin 2020, ndërsa është propozuar fillimi i hetimit disiplinor për 83 punonjës të policisë.
Më shumë se gjysmën e rekomandimeve për hetim disiplinor e zënë punonjës me gradën nën/komisarë, plot 47 në këtë listë, 34 janë rekomandimet për hetimin e inspektorëve dhe 2 rekomandime për punonjës me gradën komisar.
Raporti thekson se në vitin e kaluar ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar një listë me 115 emra punonjësish të Policisë së Shtetit, që në vlerësim të SHÇBA-së përbënin rrezik për pajisjen me certifikatë sigurie dhe aksesi në informacionet e klasifikuara. Nga këta 115 raste, DSIK u ka refuzuar certifikatën 75 punonjësve.
SHCBA thotë se në 2020 ka referuar në prokurori 317 punonjës të policisë, gardës dhe shërbimit zjarrfikës. Nga këta vetëm një punonjës është i nivelit drejtues të mesëm, 98 të tjera janë të nivelit të parë drejtues, 208 janë punonjës policie të nivelit zbatues, 5 efektivë të Gardës, 4 të zjarrfikëseve dhe 1 punonjës administrativ. Nga këto referime janë arrestuar e ndaluar 84 punonjës, 23 të nivelit zbatues, 17 të nivelit të parë drejtues, dy të Gardës dhe një punonjës i nivelit të mesëm drejtues.
Në total, raporti thotë se përgjatë 2020 ka marrë rreth 1400 ankesa ndaj punonjësve të policisë, ku rreth 35 për qind e tyre janë ankesa të ngritura ndaj strukturave të policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa qarku me më pak ankesa ndaj policisë është ai i Beratit.
Sipas objektit të ankesave, pjesa më e madhe e tyre lidhen me mosveprimin e policisë gjatë një denoncimi të qytetarëve, pasuar nga shkelja e procedurave standarde të punës, gjobitje të padrejtë, shkelje e Kodit Etik dhe shpërdorim detyre./GazetaSi
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Kaloi në sitën e Vetting-ut por pa sukses! U përpoq të zvarriste procesin, prokurori Avni Kraja me balanca negative të mëd
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 18 maj të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës Avni Kraja, pasi u konkluduan mungesa të mëdha financiare...
PARANDALOHET krimi në familje! Iu drejtua vëllait me HANXHAR, vihet në pranga 39-vjeçari në Vlorë (EMRI)
VLORË– Gazmend Merkaj, është arrestuar sërish nga policia e Vlorës, pasi këtë radhë tentoi të vriste vëllain e tij. Efektivët mësuan se në lagjen ’24 maj’,...
Infektimet me Covid/ Epidemiologu Simaku: 10% e rasteve kanë qenë të vaksinuar, kush ka marrë dy dozat e kalon më lehtë
TIRANË– Infektimet me Covid në vend e jo vetëm po shfaqen dhe tek personat që janë vaksinuar, me një ose dy doza. Për këtë fenomen ka dhënë shpjegimin e ti...
SPAK me dy hetues më shumë! Kush janë dy emrat e rinj që do të luftojnë krimin&korrupsionin
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos emërimin e prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në përfundim të p...
I akuzuar për falsifikim dokumetash! Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Alban Toron, do hetohet nga SPAK
TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për hetimin e gjyqtarit Alban Toro. Sipas vendimit ai do të hetohet nga SPAK për falsifikim dokumetash. N...
I këpusin varset floriri nga qafa 21-vjeçarit, arrestohen 2 persona në Divjakë
DIVJAKË- Një të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Divjakë për veprat penale vjedhje me dhunë. Policia bënë me dije se personat me iniciale P.B 19 vje&cc...
Të fshehura në çdo cep të mjetit ‘Benz’/ Po vinte nga Italia me rreth 500 mijë euro të padeklaruara, PAMJET kur polici
SHKODËR– Rudolf Radi, është 56-vjeçari i cili u arrestua nga policia e Shkodrës pasi u kap me shumën e eurove që i kishte të padeklaruara. Radi u nd...
Balanca negative të mëdha dhe deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, SHKARKOHET prokurori Avni Kraja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 18 maj të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës Avni Kraja, pasi u konkluduan mungesa të mëdha financiare...
Sherri nisi me punonjësit e AKU-së/ Efektivi shkoi për të ‘qetësuar gjakrat’, babë e bir në Mallakastër qëllojnë m
MALLAKASTËR– Besnik Malkaj së bashku me djalin e tij kanë goditur efektivët e policisë në Mallakastër. Sherri nisi pasi Malkaj kishte kundërshtuar me dhunë...