Bota

Vrasja e Presidentit të Haitit, Pentagoni pranon se ka stërvitur 7 persona që ekzekutuan Moise: Ata nuk janë inkurajuar nga

23 Korrik 2021, 09:54 Nga DOSJA
Vrasja e Presidentit të Haitit, Pentagoni pranon se ka stërvitur 7

SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby ka thënë se 7 kolumbianë që janë implikuar në vrasjen e Presidentit të Haitit Jovenel Moïse, janë trajnuar nga SHBA-ja. RT shkruan se Kirby mohoi që Pentagoni të ketë inkurajuar vrasjen e Presidentit të Haitit.  

“Deri më tani, ne kemi identifikuar shtatë individë të cilët ishin ish-anëtarë të ushtrisë kolumbiane që kishin marrë një lloj tranimi në  SHBA,” tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes John Kirby.

Kirby kur u pyet për të dhënat individuale të 7 personave që janë trajnuar në SHBA, nuk pranoi që të përgjigjej, ndërkohë që shtoi se stërvitja e tyre përkonte me disa lloj operacionesh edhe stadesh. 

“Zhvillimin e udhëheqjes së kadetëve, operacionet kundër drogës, zhvillimin profesional të oficerëve të pakomisionuar, trajnimin e drejtimit të njësive të vogla, trajnimin e të drejtave të njeriut, trajnimin e urgjencës mjekësore, disa trajnimi për mirëmbajtjen e helikopterëve dhe ato lloj gjërash, ” tha Kirby.

 Moise u vra të mërkurën e 7 korrikut në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, në një sulm që ka tronditur një vend tashmë të tronditur nga dhuna e shfrenuar dhe paqëndrueshmëria politike. Një grup prej të paktën 28 ​​personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john kirby jovenel moïs john kirby jovenel moïs

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 08:44

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se për vite dhe dekada, kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Kosovën, Turqia do të vijë në ndihmë me të gjithë forcën...