Bota

Pandemia COVID-19, Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore

23 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Pandemia COVID-19, Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë

KOSOVË– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore, Linda Van Gelder, pas negocimit të suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”.

Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazë, të nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë.

Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve poashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike të vendit të cilat synojnë të adresojnë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, ndër të tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hekuran murati linda van gelder projekti emergjent i kosovës për covid-19 – financimi shtesë hekuran murati linda van gelder projekti emergjent i kosovës për covid-19 – financimi shtesë

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 08:44

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se për vite dhe dekada, kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Kosovën, Turqia do të vijë në ndihmë me të gjithë forcën...