Aktualitet

I akuzuar për falsifikim dokumetash! Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Alban Toron, do hetohet nga SPAK

23 Korrik 2021, 08:29 Nga DOSJA
I akuzuar për falsifikim dokumetash! Gjykata e Apelit lë në fuqi

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për hetimin e gjyqtarit Alban Toro. Sipas vendimit ai do të hetohet nga SPAK për falsifikim dokumetash. Në akuzën që është ngritur ndaj tij, thuhet se Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Toro në 15 vitet e fundit e ka pezulluar 3 herë aktivitetin e tij si avokat, dhe në një rast të tillë KLGJ ka të drejtë që të kërkojë ndërprerjen e mandatit të tij. Mosplotësimi i kriterit për vijmësinë e punës nuk është i vetmi problem për Toron pasi për të ka dyshime edhe për burimin e pasurisë dhe bashkëshortes gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës, Elona Toro.

Ndërkohë që të dy, burrë e grua, si burim të pasurisë së tyre kanë deklaruar vetëm të ardhurat si avokat dhe gjyqtare. Ndryshe nga bashkëshortja e tij, figura e Toros ende nuk ka kaluar në Vetting, ashtu si anëtarët e tjerë në KLGJ, por për të ka mjaftuar vetëm rekomandimi nga Avokati i Popullit dhe Kuvendi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban toro gjykata e lartë alban toro gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 07:45

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i kërkuar për plagosje të trefishtë në Itali është prangosur në Angli, pasi po ndiqej prej kohësh për t’u arrestuar. Ansa.it ka b...