Bota

Po argëtohej në një klub nate me miqtë/ Modelja turke rrihet brutalisht me grushta dhe shkelma nga ish i dashuri

23 Korrik 2021, 06:10 Nga DOSJA

TURQI– Modelja turke Gizem Akba është rrahur brutalisht nga ish-i dashuri i saj ndërsa ishte duke festuar në një klub nate me mikeshat e saj.

Ish-i dashuri i saj, Mücahit İsmail Ayta ishte në të njëjtin vend me modelen, e pasi e vëzhgoi u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, duke i dalë para dhe duke e goditur disa herë me grushte në fytyrë.

Ai vazhdonte e qëllonte derisa disa persona që ndodheshin aty ndërhynë për të ndaluar dhunën ndaj saj, ndërsa pamjet u kapën nga kaamerat e sigurisë. Pas incidentit Mücahit İsmail Ayta u arrestua nga policia.

Rreth një vit më parë, vendosa të largohem nga ai sepse më tradhëtonte. Ai kurrë nuk e pranoi këtë. Unë dua që drejtësia të vendoset në mënyrën më të ashpër”, deklaroi Akba pas sulmit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gizem akba mücahit ismail ayta gizem akba mücahit ismail ayta

Sondazh

Poll