Sport

Ish-ylli i Barcelonës, Xavi nis karrierën si trajneri i Al Sadd

28 Maj 2019, 13:29 Nga DOSJA
Ish-ylli i Barcelonës, Xavi nis karrierën si trajneri i Al Sadd

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez është emëruar si trajneri i ri i Al Sadd në një marrëveshje dy-vjeçare, sipas njoftimit nga kampionët e Ligës së Katarit.

Xavi Hernandez, 39-vjeç, ka shënuar një rekord prej 767 paraqitje për Barçën dhe 133 për Spanjën në karrierën e tij të shquar.

Ai do të zëvendësojë trajnerin portugez, Jesualdo Ferreira, i cili u largua nga Al Sadd pas fitimit të titullit të 14.

Xavi u bashkua me akademinë e Barcelonës në vitin 1998 dhe shumë shpejt u shndërrua në zemrën e ekipit, duke fituar tetë tituj të La Ligës dhe katër Liga Kampionësh.

Al Sadd konfirmoi Xavi-n se do të marrë përgjegjësi për kampin e trajnimit para sezonit në Girona nga 14-29 korrik.

Burimi: EuroNews

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport al saad barcelona klubi katarit xavi hernandez al saad barcelona klubi katarit xavi hernandez

Sondazh

Poll