Bota

Vuçiç reagon ashpër pas deklaratës së Erdogan: Nëse dikush njeh Kosovën, ne nisim fushatën e çnjohjeve!

22 Korrik 2021, 13:14 Nga DOSJA
Vuçiç reagon ashpër pas deklaratës së Erdogan:

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha ditën e sotme gajtë një interviste se nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, Serbia do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Gjatë intervistës ai u pyet se si do të reagonte nëse vendet e tjera do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe Vuçiç mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se për çdo vend që do të njohë Kosovën, Serbia do të veprojë duke e tërhequr njohjen e pavarësisë së atyre shteteve.

“Nëse dikush merr një vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për tërheqjen e njohjes së tyre”– tha Vuçiç.

Jo më larg se dje presidenti i Serbisë tha të njëjtën gjë për Turqinë ku u shpreh se e respektonte shumë Erdoganin por nuk e vendos atë para interesave të shtetit të tij. Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën. Erdogan tha se do ta ngrejë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora erdogan vucic erdogan vucic

Sondazh

Poll