Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç për gazetën gjermane: Ne duam kompromis, duhet ti japim fund çmendurisë të së kaluarës

22 Korrik 2021, 11:41 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç për gazetën gjermane:

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se i vetmi qëllim i Serbisë është BE-ja dhe se ai do paqe prandaj duhet të ndalen çmenduritë e së kaluarës.

Këto deklarata ai i ka dhënë në një intervistë për gazetën gjermane ‘’Handelsblatt’’ ku ka kërkuar kompromis me Kosovën.

Na duhet një kompromis që kërkon të dy palët në mënyrë të barabartë. Vetëm atëherë mund të ketë një zgjidhje të përhershme. Serbia dhe unë duam paqe. Duhet ti japim fund çmendurisë të së kaluarës! Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet një motor për rritjen e re të Evropës.‘- u shpreh Vuçiç.

Dy takimet e mbajtura midis Kurtit dhe Vuçiç gjatë dy muajve të fundit nuk kanë prodhuar rezultat pozitiv, përkundrazi në takimin e mbajtur dy ditë më parë u shoqërua me akuza dhe kundër akuza midis dy palëve. Takimet për dialogun Kosovë-Serbi nisën gati 10 vite më parë dhe patën një ndërprerje disa vjeçare ku përfaqësues të BE-së jan shprehur optimist në arritjen e një kompromisi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll