Aktualitet

Vihet në pranga 30-vjeçari në Korçë, po tranportonte tre emigrantë të paligjshëm

22 Korrik 2021, 09:23 Nga DOSJA
Vihet në pranga 30-vjeçari në Korçë, po

KORÇË– Një 30-vjeçar nga Tirana është arrestuar 1 vit pasi tentoi të trafikojë 3 emigrantë të paligjshëm duke i premtuar BE-në.

Në kuadër të operacionit ‘’Perimetri’’, J.D, ka kryer veprën penale më 9 shtator të vitit 2020 dhe i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Njoftimi i policisë:

“Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e policisë në PKK Port Durrës dhe strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të lartpërmendura, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.09.2020, ku 30-vjeçari u konstatua duke transportuar me një automjet, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari ne korce arrestohet 30-vjeçari ne korce

Sondazh

Poll