Bota

E rëndë në plazh/ Vajza 15-vjeçare përdhunohet në det nga i riu pakistanez, policia britanike në kërkim të autorit

21 Korrik 2021, 20:59 Nga DOSJA
E rëndë në plazh/ Vajza 15-vjeçare përdhunohet

BRITANI E MADHE- Një vajzë 15-vjeçare u përdhunua në det përpara qindra plazhistëve. The Sun raporton se Policia është vënë në kërkim të 17-vjeçarit pakistanez.

Vajza po luante me një top në ujë me miqtë e saj në Bournemouth. Në një moment topi i saj ra para një djali adoleshent dhe pikërisht ai filloi të fliste me viktimën, para se ta tërhiqte atë më thellë në det dhe ta përdhunonte.

Djali u përshkrua nga plazhistët me origjinë pakistaneze, me lëkurë të nxirë dhe i gjatë midis 152cm dhe 170cm. Detektivët që po hetojnë ngjarjen, iu bënë thirrje dëshmitarëve ose kujtdo që ka informacion të paraqitet për të treguar gjithë çfarë dinë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 15-vjecarja perdhunohet ne det wayne seymour 15-vjecarja perdhunohet ne det wayne seymour

Sondazh

Poll