Bota

Ligji anti-LGBTI/ Viktor Orban do të mbajë referendum mbarëkombëtar, zbulohen pyetjet

21 Korrik 2021, 20:36 Nga DOSJA
Ligji anti-LGBTI/ Viktor Orban do të mbajë referendum

HUNGARI- Kryeministri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, ka njoftuar se qeveria e tij do të mbajë një referendum mbarëkombëtar lidhur me ligjin anti-LGBTI.

The guardian raporton se Orban njoftoi referendumin tre ditë para marshimit të “Krenarisë (Pride)” në Budapest.

“Aktivistët LGBTQ në disa vende të BE vizitojnë kopshtet apo shkollat fillore për  të kryer orë mësimi të edukatës seksuale. Madje duan ta bëjnë këtë edhe këtu në Hungari,” -tha Orban në një mesazh sot në rrjetin Facebook.

Referendumi do të ketë pesë pyetje, kryesisht të përcaktuara në gjuhën hungareze. Një nga pyetjet është: A i mbështesni të miturit që u shfaqen, pa asnjë kufizim, përmbajtje mediatike të një natyre seksuale që është e aftë të ndikojë në zhvillimin e tyre?

Në Hungari, sipas ligjit të miratuar më 15 qershor, ndalohet promovimi i çdo lloj përmbajtjeje nëpër shkolla për homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek personat nën 18-vjeç. Sipas ligjit edhe kanalet televizive, ndjekjen e filmave dhe programeve me përmbajtje të tilla do të mund ta rekomandojnë për personat mbi 18-vjeç.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lgbtq viktor orban lgbtq viktor orban

Sondazh

Poll