Bota

Përmbytjet e Gjermanisë nuk janë asgjë nga çfarë pritet të ndodhë, ekspertët nxjerrin rezultatet e studimit: Presim rri

21 Korrik 2021, 19:19 Nga DOSJA
Përmbytjet e Gjermanisë nuk janë asgjë nga çfarë

SHBA-Studiuesit dhe modelet e avancuara komjuterike parashikojnë se përmbytjet dhe stuhitë mund të bëhen 14-herë më të mëdha dhe më të shpeshta si rezultat i ngrohes globale, deri në fund të shekullit.

Temperaturat e larta të ajrit të shkaktuara nga kriza e klimës nënkuptojnë që atmosfera mund të mbajë më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër ka çuar në reshje më ekstreme. Analiza e fundit, është gjithashtu e para që vlerëson rolin e stuhive në lëvizje të ngadaltë në shkaktimin e reshjeve ekstreme në Evropë.

Sa më ngadalë të lëvizë një stuhi, aq më shumë shi hedh në një zonë të vogël dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.

Stuhitë e parashikuara në studimin e ri lëvizin edhe më ngadalë se ato që zhytën Gjermaninë, Hollandën dhe vendet e tjera gjatë javës së kaluar dhe kështu do të çonin në reshje akoma më ekstreme dhe përmbytje.

“Simulimet japin idenë se mund të ndodhë edhe më keq,” tha Abdullah Kahraman në Universitetin Neëcastle në MB, i cili drejtoi kërkimin.

“Ky studim tregon se përveç intensifikimit të reshjeve me ngrohjen globale, ne gjithashtu mund të presim një rritje të madhe të stuhive me lëvizje të ngadaltë. Kjo është shumë e rëndësishme për përmbytjen e fundit të parë në Gjermani dhe Belgjikë, e cila thekson ndikimet shkatërruese të stuhive me lëvizje të ngadaltë. ”– tha profesor Lizzie Kendon.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ngrohja globale stuhite ngrohja globale stuhite

Sondazh

Poll