Bota

Të tjera SKANDALE publikohen! Emiratet e Bashkuara Arabe përdornin “Pegasus” për të përgjuar në Mbretërinë e Bashkua

21 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
Të tjera SKANDALE publikohen! Emiratet e Bashkuara Arabe përdornin

BRITANI E MADHE-  Detaje të reja janë mësuar lidhur me përgjimet e programit “Pegasus”, ku janë zbuluar personazhe të tjerë të përfshirë në rrjet. Një anëtar i Dhomës së Lordëve është midis më shumë se 400 personave që janë përgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Përgjegjësit kryesore për zgjedhjen e numrave në Mbretërinë e Bashkuar duket se janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndër të përgjuarit janë edhe persona pranë Sheik Mohammed bin Rashid al-Maktoum, më konkretisht vajza e tij, Princesha Latifa dhe ish-gruaja e tij, Princesha Haya. 

PERSONAT me numra në Mbretërinë e Bashkuar që shfaqen në listë:

Pola Uddin, ose Baronesha Uddin, një anëtare e pavarur e Dhomës së Lordëve, numri i të cilës u shfaq në të dhëna nga viti 2017- 2018. Ajo tha nëse do të kishte spiunim ndaj anëtarëve të parlamentit do të konsideronte rastin si një shkelje të besimit.

Një avokat që punon për një firmë ligjore në Londër, i cili ka këshilluar Princeshën Haya, e cila është përfshirë në një betejë kujdestarie me Sheik Mohammed.

John Gosden, një trajner kuajsh, i cili është gjithashtu mik i Princeshës Haya, vetë një kalorës ndërkombëtar i kuajve.

John Chipman, shefi ekzekutiv i “thinktank-ut” të mbrojtjes, një nga aleatët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Matthew Hedges, një britanik i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shtatë muaj në vitin 2018. 

Emra të tjerë të profilit të lartë të Mbretërisë së Bashkuar që shfaqen në listë tashmë janë publikuar, ndër to përmendim Roula Khalaf, redaktore e Financial Times.

Emiratet e Bashkuara Arabe  nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga “The Guardian”, derisa Deri Dunckel, një avokat gjerman që përfaqëson Sheik Mohammed, i tha gazetës Süddeutsche Zeitung: Klienti ynë mohon të ketë tentuar të “hakojë” telefonat e personave të përmendur, ose të ketë udhëzuar të tjerët ta bëjnë këtë. 

Marrë nga TheGuardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pegasus sheik mohammed bin rashid al maktoum skandali i pergjimeve me programin pegasus pegasus sheik mohammed bin rashid al maktoum skandali i pergjimeve me programin pegasus

Sondazh

Poll