Bota

“Krushqit nga Tirana”, vajza greke dashurohet me shqiptarin, të gjithë menduan se ai ishte Zot i Londrës…

21 Korrik 2021, 20:56 Nga DOSJA
“Krushqit nga Tirana”, vajza greke dashurohet me shqiptarin, të

GREQI- Një serial komik, i titulluar “Krushqit nga Tirana” do të dalë së shpejti në ekranin e televizionit grek “Mega”, ku protagoniste do të jetë Jenny Kazakou. Aktorja e njohur do të luajë rolin e Lisa Dalauran, e cila dëshiron të largohet nga rrethi i ngushtë i familjes në Greqi, ndaj edhe shkon për të studiuar në Londër. Atje njihet dhe dashurohet me Alfredin, i cili ishte me origjinë nga Shqipëria. Fakt ky që përbënte një problem për familjen Dalaura.

PROMO E SERIALIT:

 

 

A post shared by Συμπέθεροι Απ’ Τα Τίρανα (@sympetheroiaptatirana)

 

Mediat greke shkruajnë se historia nis në Koudounari, një qytet në Greqinë qendrore, ku “Krushqit nga Tirana” do të shqetësojnë një familje të sapo pasuruar në provincën Greke, dhe do të tregojnë kufijtë e rezistës për të ruajtur origjinën. Jenny Kazakou  do të jetë në rolin e Lisës, vajzës së Penny Dalaura, e cila luan rolin e zakonshëm të nënës greke që ndërhyn kudo në jetët e fëmijëve.

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora krushqit nga tirana krushqit nga tirana

Sondazh

Poll