Bota

Kina zbulon trenin e saj më të shpejtë/ ‘Maglev’ arrin 600 km në orë

21 Korrik 2021, 19:09 Nga DOSJA
Kina zbulon trenin e saj më të shpejtë/ ‘Maglev’

KINA- Kina së fundmi ka zbuluar trenin e saj më të shpejtë, ‘Maglev’. Mediat e huaja raportojnë se treni mund të arrijë shpejtësi deri në 600 km orë.

Treni u krijua nga ndërmarrja shtetërore ‘China Railway Rolling Stock Corporation’ dhe  thuajse nuk dëgjohet kur kalon, pasi ka nivel të ulët të ndotjes akustike.

Kompania me anë të trenit synon të lidhë shumicën e qyteteve të saj kryesore, me qëllimin të reduktohet koha dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Planet e mëtejshme se kur dhe si njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë në trenin me shpejtësi të lartë ende nuk janë zbuluar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota treni maglev treni maglev

Sondazh

Poll