Aktualitet

Shiste drogë për fëmijët e qytetit/ Policia italiane arreston 23-vjeçarin shqiptar, sekuestrohen 1.5 kg marijuanë

21 Korrik 2021, 20:12 Nga DOSJA
Shiste drogë për fëmijët e qytetit/ Policia italiane

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane në Castiglion Fiorentino. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari së bashku me 30-vjeçarin rumun ishin nën vëzhgim prej kohësh.

Operacioni i karabinerëve nisi pas disa dozave të vogla të shitura tek fëmijët e qytetit. Ata kontrolluan të dy shtëpitë e të dyshuarve, ku sekuestruan rreth 1.5 kg marijuanë. Në banesën e 23-vjeçarit u gjetën 2 mijë doza të fshehura në papafingo, ndërsa tek shtëpia e 30-vjeçarit u gjet vetëm 1 gram heroinë, e raportuar për përdorim personal.

23-vjeçari ishte i njohur për policinë sepse në atë zonë, përveçse i akuzuar për trafikim droge ai shpesh ishte përfshirë me vëllain e tij në përleshje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2021, 18:04

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kok...