Aktualitet

Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, por çmimi u mbajt i njëjtë, si u shfajësua drejtoresha: S’d

21 Korrik 2021, 19:15 Nga DOSJA
Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, por

TIRANË– Sa më shumë detaje zbulohen nga dosja hetimor, aq më shumë thellohet skandali lidhur me tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit. Bazuar në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por në asnjë moment ky ndryshim nuk është reflektuar tek çmimi prej 2.8 miliardë lekësh.

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj, përfshirë këtu: kapele, uniforma apo këpucë dimërore. Për mungesën e artikujve, ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari tha se ishte e paevitueshme pasi as Policia e Shtetit nuk ka një numër të saktë të efektivëve. Kjo pasi shumë rekrutohen, ndërsa të tjera dalin në pension. 

“Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurorim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4 vjecare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të,”-ka bërë ajo me dije në rrëfimin e saj. 

Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2021, 18:04

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kok...