Aktualitet

21 Korrik 2021, 18:04 Nga DOSJA

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kokainë. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u kap nga një kontroll i zakonshëm i policisë.

46- vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë të tipit ‘Ford Focus’, kur u ndalua për kontroll të zakonshëm nga policia. Droga ishte e paketuar me një mbështjellës celofoni me vakum e mbuluar me një tullumbace gome për ti shpëtuar “syve” të Policisë.

Por paketimi dështoi, sepse gjatë kontrollit u përdor qeni antidrogë Dafny, e cila zbuloi në ndarjen e kroskotit nga ana e pasagjerit, duke dërguar në burg shqiptarin.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll