Aktualitet

Bënin gara me makina luksi në FIER! Buja e lajmit i kalon kufijtë e vendit, MEDIA zvicerane për shqiptarët e Kosovës: S

21 Korrik 2021, 18:26 Nga DOSJA
Bënin gara me makina luksi në FIER! Buja e lajmit i kalon kufijtë

ZVICËR– Jehona e shpejtësisë ‘marramendëse’ të dy shqiptarëve të Kosovës, ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, ka arritur edhe në Zvicër, gjë e cila i ka penalizuar ata edhe në vendet e punës.

Shpejtësia prej 225km/h ka marrë edhe vëmendjen e mediave zviceriane, të cilat kanë theksuar se dy automjetet nuk ishin në pronësi të shtetasve nga Kosova dhe kjo gjë i ka kushtuar atyre humbjen e vendit të punës.

‘Lamborghini’ rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari nga Kosova punonte. Pronari i kompanisë është shprehur për Blick se punonjësin tashmë e pret shkarkimi.

Të dy qytetaret e Kosoves u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk ndaluan, derisa u bllokuan nga policia në hyrje të qytetit bregdetar. Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua  me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë. Ndërkohë, drejtuesi i “BMË, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua  me 120 mijë lekë gjobë për Tejkalim dhe garë shpejtësie.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gara shpejtesie ne aksin fier-vlore gara shpejtesie ne aksin fier-vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2021, 18:04

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kok...