Shqipëria sërish në arbitrazh/ Avokatura e shtetit kërkon studio ligjore për mbrojtje, por nuk e specifikon çështjen
21 Korrik 2021, 18:11Nga DOSJA
Vendimet e arbitrazhit janë kthyer në një shqetësim serioz për buxhetin e shtetit, e mbi të gjitha për xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Së fundmi, Avokatura e Shtetit ka hapur një tjetër procedurë ku kërkon sërish një tjetër studio ligjore për mbrojtjen e Shqipërisë në një proces arbitrazhi ndërkombëtar.
Në njoftimin e datës 14 korrik të bërë në faqen zyrtare te Avokaturës së Shtetit nuk bëhet e ditur se për cilën çështje arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë bëhet fjalë, por vetëm përcaktohet 22 korriku si afati i fundit i dorëzimit të ofertave.
Kjo do të thotë se shteti shqiptar do të përballet me një kërkesë më shumë që mund të rrisë më tej faturën e kripur të arbitrazhit ndërkombëtar në rast se çështja humbet nga pala shqiptare.
Kostot e majme të këtyre çështjeve arrijnë në rreth 450 milionë euro detyrime, nga të cilat peshën më të madhe me 110 milionë euro e zë vetëm çështja Becchetti, për të cilën ministrja e Financave Anila Denaj tha se do të paguhen, pas përgjigjes që do të vijë nga Avokatura e Shtetit.
Por, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi në të nuk përfshihet padia e Arka Energy për parkun fotovoltaik të Karavastasë apo çështje të tjera, apo kamatëvonesa që aplikohen për vonesën e pagesave për këto detyrime.
Vetëm pak kohë më parë qeveria humbi edhe një tjetër çështje ndaj kompanive ‘Actor’ dhe ‘Copri’ për rrugën e Elbasanit me një vlerë prej 45 milionë dollarë.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Korrupsioni në radhët e Policisë së Shtetit duke se ende do kohë që të zhdukjet, pasi ende vazhdon të mbetet në kuota të larta. Bazuar në rap...
Aktualitet21 Korrik 2021, 18:04
ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Pescaras të martën, 20 korrik, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kok...
Rreth 60 kilometra larg kryeqytetit dhe 50 kilometra nga qendra e Durrësit ndodhet një prej destinacioneve më të bukura turistike, Kepi i Rodonit. Ky rrip i lar...
TIRANË– Ditën e sotme kanë nisur intervistat me kandidatët për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Lajmi u bë i ...
TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugët e vendit, ku duket se trendi më i ri është mosmbajtja e rripit të sigurimit nga shoferët e ...
TIRANË– Plot 7 raste me gjyqe të humbura kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit, e kanë çuar faturën në mbi 110 milionë euro të humbura. ...
TIRANË– 24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të numrit të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit, ndërsa ende nuk ka viktima. Ministria e Shë...
GREQI– Shqipëtarët përmenden sërish në titujt kryesorë të mediave greke për vepra penale. Këtë herë një 42-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu, në bas...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e nesërme, në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë ...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Valbonës! Vendimi i marrë nga trupa gjykuese ka hyrë në f...