Aktualitet

ME VIDEO! Sapo ishte arratisur nga burgu, shqiptarit i duheshin para, vë maskën dhe grabit bankën. Policia e arreston, në pr

21 Korrik 2021, 15:21 Nga DOSJA
ME VIDEO! Sapo ishte arratisur nga burgu, shqiptarit i duheshin para, vë

GREQI– Shqipëtarët përmenden sërish në titujt kryesorë të mediave greke për vepra penale. Këtë herë një 42-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu, në bashkëpunim më një 58-vjeçar grek janë arrestuar ditën e djeshme për grabitjen e një banke në Peristeri të Athinës.

Mediat greke kanë bërë publik momentin ku 42-vjeçari futet brenda bankës i maskuar dhe i aramtosur për të grabitur. Me armë në dorë, ai ka kërcënuar punonjësin e bankës tek arka dhe i ka marrë të gjitha lekët e xhiros ditore. Menjëherë pas kësaj ai u arratis së bashku e bashkëpunëtorin e tij, i cili po e priste duke ‘e mbuluar’.

Arratisja e tyre nuk zgjati shumë, pasi policia greke bëri të mundur kapjen e tyr, ndërsa ende është bërë publik identiteti i shqiptarit. Këtij të fundit iu sekuestruan: një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë e madhe parash në euro, që grabiti dhe veshjet e përdorura.

Bashkëpunëtorit të tij iu sekuestruan një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari shqiptar ne greqi greqi shqiptari grabit banken arrestohet 42 vjecari shqiptar ne greqi greqi shqiptari grabit banken

Sondazh

Poll