Aktualitet

NDALET betonizimi i Valbonës/ Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e HEC-ve, pranon kërkesën banorëve dhe shoqërisë civile:

21 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
NDALET betonizimi i Valbonës/ Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e

TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Valbonës! Vendimi i marrë nga trupa gjykuese ka hyrë në fuqi deri në një vendim të formës së prerë. Trupi gjykues i Kolegjit Administrativ i përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda, Sokol Binaj ka vendosur që të pranojë kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë së Tropojës dhe shoqatës ‘TOKA’.

Palët kanë kundërshtuar projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve “Dragobia” dhe “Cerem” në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK”. Padia është depozituar në Gjykatën Administrative që në vitin 2017, por vendimi për pezullimin e punës u mor sot.

“Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vjen pas një beteje më shumë se 5 vjeçare të banorëve të Valbonës dhe shoqatës së tyre “Toka”. Banorë dhe aktivistë mjedisorë kanë protestuar  kundër ndërtimit të hidrocentraleve, leja për të cilat u dha nga qeveria Berisha, por nuk u anuluan as nga qeveria Rama. Në këtë zonë janë dhënë 14 koncensione për ndërtimin e HEC-ve, ku 8 prej tyre janë parashikuar brenda Parkut Kombëtar. Puna për ndërtimin e dy prej hidrocentaleve në Valbonë ka nisur në vitin 2016 dhe, që nga ajo kohe, punimet kanë avancuar.

Në vitin 2017 banorët e Valbonës i kërkuan gjykatës që të anulojë vendimin e qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.  Lugina e Valbonës është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë 2, Park Kombëtar. Prej 5 vitesh aty po zbatohet projekti “Dragobia”, i cili parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve, por edhe të rrugëve dytësore, linjave elektrike, tuneleve dhe është duke u zhvilluar në mes të parkut kombëtar të Valbonës, park ky me një sipërfaqe totale prej 600 hektarësh dhe me një popullsi rreth 1000 banorë.

(k.m/kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë pezullohet ndertimi i hec ne valbone gjykata e lartë pezullohet ndertimi i hec ne valbone

Sondazh

Poll