Aktualitet

ISHP e konfirmon: 10% e infektimeve të ditëve të fundit janë persona të vaksinuar

21 Korrik 2021, 14:42 Nga DOSJA
ISHP e konfirmon: 10% e infektimeve të ditëve të fundit janë

TIRANË– 10 % e personave të infektuar së fundmi nga Covid 19 janë raste që janë vaksinuar me një apo të dyja dozat e vaksinave. Lajmi është konfirmuar nga epidemiologu i ISHP-së, Artan Simaku, i cili shtoi se pavarësisht infektimit, në rastet e vaksinuara, Covid 19 kalohet më lehtë apo pa simptoma dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Epidemiologu ka theksuar se në vjeshtë do të mbizotërojë variant Delta dhe pritet një rritje intensive e rasteve te reja me Covid-19. Ndërkohë ende nuk ka konfirmime zyrtare sa i takon mutacionit të virusit dhe pranisë së tij në vend.

Simaku është shprehur se nga laboratori i referencës në Gjermani ku janë dërguar edhe mostrat për analizim ende nuk ka një përgjigje.

Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja u rritën ndjeshëm duke u 3 fishuar, epidemiologu u shpreh se 5% e rasteve të reja janë si pasojë e sezonit turistik. Persona të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për turizëm.

Marrë nga Syri

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan simaku infektimet me covid ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi artan simaku infektimet me covid ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll