Aktualitet

Lirohet “thesi” tek dikasteri i Milva Ekonomit, “i fal” 3 miliardë lekë për hidrovorin e Karavastasë, vetëm një ko

21 Korrik 2021, 14:18 Nga DOSJA
Lirohet “thesi” tek dikasteri i Milva Ekonomit, “i fal”

TIRANË– Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po zhvillon operacione duke goditur zyrtarë të lartë të shtetit pikërisht duke u nisur nga tenderat e dhënë, ministrja e Bujqësisë ka zgjedhur që të guxojë! Dy ditë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një tender të dyshimtë.

Ministria i ka dhënë Paqsor Buzit të kompanisë “GPG”, i cili ka bashkëpunuar me Yzedin Bozhajn të firmës “SHENDELLI”, duke marrë nga buxheti i shtetit plot 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Dhe pa konkurencë fare! 

Procedura e prokurimit me numrin e referencës REF-98548-06-18-2021 ka si fond limit shifrën prej 276,589,335 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë për rehabilitimin e “Loti 1 – “Rehabilitim i hidrovorit të Karavastasë”. Fitimi i kësaj gare dy ditë më parë nuk ka qenë e vështirë pasi garuesit e vetëm kanë qenë “Shendelli & G.P.G. COMPANY ” dhe askush tjetër. Për më tepër vlera fituese është sa 87.15% e vlerës së fondit limit.

Megjithatë nuk mbaron këtu, pasi administratori i kompanisë “GPG” është Paqësor Buzi, i cili u arrestua më 4 shtator 2020, së bashku me 15 persona të tjerë. Ai dhe të tjerët akuzoheshin për krijimin e skemave mashtruese për TVSH-në, si dhe falsifikim vulash e fshehje të ardhurash duke i shkaktuar buxhetit dëmin me shifrën e 1.8 miliardë lekësh.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet milva ekonomi ministria e bujqesise tenderi per hidrovorin e karavastase milva ekonomi ministria e bujqesise tenderi per hidrovorin e karavastase

Sondazh

Poll