Bota

Alarmoi prindërit se rrëmbente fëmijë, gruaja e dyshuar merret në mbrojtje nga qeveria e Kosovës

30 Maj 2019, 12:52 Nga DOSJA
Alarmoi prindërit se rrëmbente fëmijë, gruaja e dyshuar

Deputeti, Albert Kinolli me anë të një postimi në Facebook njoftoi se qeveria e Kosovës e merr në mbrojtje gruan e komunitetit rom.“Dëshiroj t’ju njoftoj se para një ore bisedova me drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Çalaj dhe para pak minutave më konfirmoi se zonja nga komunitëti rom, që sot, do të jetë nën mbrojtjen shtetërore dhe institucionale dhe do të jetë e strehuar në vend të sigurtë dhe se Gjykatat dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre që ata persona, të cilët e sulmuan personin në fjalë, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.”-shkruhet në njoftim.

Ditën e djeshme në media dhe rrjete sociale bëri bujë imazhi i një gruaje me pamje të çuditshme, e cila u akuzua për rrëmbime fëmijësh. Menjëherë pas publikimit të fotove të saj në rrjetet sciale, prindërit në Kosovë u shqetësuan. Gruaja e dyshuar u ndalua nga policia, por më pas u la e lirë pasi nuk kishte asnjë akzë për të. Ajo u sulmua nga disa të rinj në qytetin Lipjan.

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) e dënoi ashpër sulmin ndaj saj, ku e dyshuara mori edhe lëndime trupore. Rrjeti i grave të komunitetit RAE deklaroi se një sjellje e tillë është brutale, aq më pak ndaj një gruaje të komunitetit rom.

“…. e cila është dyfish e diskriminuar, së pari si grua dhe më pastaj si komunitet pakicë, duhet ta marrë dënimin e merituar dhe të mos mbetet vetëm në suaza të deklaratave. Por se rasti duhet të qartësohet deri në fund dhe akteret e këtij rasti, të cilët ushtruan dhunë ndaj një gruaja rome, të marrin dënimin e merituar. RROGRAEK po ashtu u bënë thirrje institucioneve arsimore në Kosovë, që të kenë kujdes me fëmijët, tek të cilët të mos ketë nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të komuniteteve tjera dhe të ketë sulme në baza racore, si në rastin me gruan e komunitetit rom”, – shkruhej në reagimin e RROGREAEK.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gruaja në kosovë gruaja rome gruaja në kosovë gruaja rome

Sondazh

Poll