Bota

Mashtrimi 100 mijë dollarësh, gruaja e kryeministrit izraelit ia ‘hedh’ me gjobën simbolike

30 Maj 2019, 08:56 Nga DOSJA
Mashtrimi 100 mijë dollarësh, gruaja e kryeministrit izraelit ia

IZRAEL– Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Sara, ka shpëtuar nga akuzat e mashkritmit dhe të shpërodirmit të fondeve publike.

Ajo ka arritur një marrëveshje me drejtësinë, pasi u hetua se akuzohej të kishte shpërdoruar një shumë prej 100 mijë dollarësh nga fondet publike.

Pas një procesi ndërmjetësimi 6 mujor u ra dakort që Sara Netanjahu të paguajë 12 mijë e 400 dollarë rimbursim ndaj shtetit dhe një gjobë prej 3000 dollarësh.

Gruaja e kryeministrit ishte shprehur më parë se kuzhina në kryeministri nuk kishte ushqime. Kjo gjë rezultoi të ishte false dhe Sara u akuzua se kishte përfituar me mashtrim nga shteti më shumë se 100,000 dollarë për  ushqim të gatshëm, shkruan BBC.

Në aktakuzë thuhet se nga viti 2010 deri në vitin 2013, zonja Netanjahu, familja dhe të ftuarit e saj kanë marrë” nga shteti nëpërmjet mashtrimit qindra vakte të përgatitura me vlerë e 99,700 dollarëve.

Vetë kryeministri izraelit është i përfshirë në tre raste korrupsioni.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin entanjahu gruaj e kryeministrit mashtrim 100 mije dollare sara netanjahu shperdorim fondesh benjamin entanjahu gruaj e kryeministrit mashtrim 100 mije dollare sara netanjahu shperdorim fondesh

Sondazh

Poll